Manifestimi i Vidovdanit, shoqërohet një person në stacionin e policisë NULL NULL 28.06.2024 16:28 28.06.2024 16:28 Foto ilustruese: Policia e Kosovës, arrestim Lidhur me manifestimet e “Vidovdanit” i cili u mbajt sot, Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat planifikuese dhe operative për menaxhimin e situatës së sigurisë, ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar. Nga autoritetet policore janë paraparë masa të nevojshme planifikuese, koordinuese, parandaluese dhe operative në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, në mënyrë që manifestimet në lokacionet ku janë paraparë të zhvillohen qetë dhe pa incidente, përcjell Klankosova.tv. Referuar informacioneve nga njësitet e angazhuar policore në teren nuk është raportuar asnjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të një personi në stacion policor për intervistim sipas procedurave ligjore. Pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti uron kryeministrin e ri holandez: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin mes dy shteteve tona 55 minuta më parë
Kosova Osmani: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut pikënisje e idesë së kahmotshme për Kosovën e pavarur 5 orë më parë