Xhaka pritet të jetë i gatshëm kundër Anglisë NULL NULL 02.07.2024 18:30 02.07.2024 18:30 Kosovari Granit Xhaka. Lojtari i ndeshjes ne lojen Zvicer - Gjermani Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, pritet të jetë i gatshëm për çerekfinalen kundër Anglisë. Mediat raportojnë se Xhaka, i është nënshtruar një skanimi për të parë gjendjen e tij pas një lëndimi që e pësoi gjatë ndeshjes kundër Italisë. Ai është lojtar kyç i kombëtares helvetike deri më tani gjatë EURO 2024. Pas përfundimit të MRI-së (skanimit) dhe testeve tjera, mediat raportojnë se futbollisti me prejardhje nga Kosova do të mund të luajë ndaj “Tre luanëve”. 31-vjeçari u pa teksa iu ofrua ndihna mjekësore gjatë lojës kundër Italisë, por se ai ishte në gjendje të luante tërë ndeshjen. Mesfushori u raportua se sot kreu stërvitje individuale dhe sipas të gjitha gjasave të shtunën do të jetë në formacionin e parë të trajnerit Murat Yakin. Në fazën e 1/16-tës, Zvicra e ka mposhtur Italinë me rezultat 2:0 ndërkaq Anglia pas një ndeshje dramatike e mposhti Sllovakinë, me rezultat 2:1. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.