Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Trepça” e emëron drejtor Ajet Shoshollin

NULL NULL
27.06.2024 16:39
Ajet Shosholli
Foto: K.F Trepça

Klubi i futbollit “Trepça” ka njoftuar se drejtor të përgjithshëm i saj është emëruar Ajet Shosholli.

“Një figurë që ka lënë gjurmë të thella në historinë e futbollit kosovar, Shosholli sjell me vete një pasuri të madhe përvoje, vizioni dhe përkushtimi për sportin”.

Skuadra nga Mitrovica thekson se në këtë pozitë të re, Shosholli do të jetë përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të klubit.

“Ai do të punojë ngushtë me stafin dhe lojtarët për të zhvilluar dhe zbatuar strategji që do të rikthejnë klubin në majat e futbollit kosovar dhe do të sjellin fitore të mëdha për tifozët tanë besnikë”.

“Mirë se vjen, Ajet Shosholli, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm. Së bashku me ju, klubi ynë është i gatshëm të nisë një kapitull të ri dhe emocionues të suksesit dhe lavdisë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.