Argjentina kualifikohet në çerekfinale të Copa America – Messi më i miri i ndeshjes NULL NULL 26.06.2024 08:13 26.06.2024 08:13 Argjentina e ka mposhtur Kilin në ndeshjen e dytë të grupit A për kualifikimet e Copa America. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 88-të të takimit, për t’ia siguruar Argjentinës kalimin në çerekfinale, njofton Klankosova.tv. Më i miri i ndeshjes u shpall Leo Messi, i cili e pati notën 8.1, por që nuk arriti të shënonte. Me këtë fitore, Argjentina është e para në grup me gjashtë pikë nga dy ndeshje, kurse Kili është në vendin e tretë me vetëm një pikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.