Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Balla: Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse

NULL NULL
23.06.2024 10:34
Taulant balla
Arkiv: Taulant Balla

Ministri i Brendshëm i Shqiprisë, Taulant Balla ka thënë që Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse.

Ai e ka përgëzuar policinë për reagimin në rastin në Himarë, ku ndodhi një vjedhje ndaj dy turistëve, përcjell Klankosova.tv.

“Shqipëria është çertifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse. Përgëzoj Policinë e Shtetit. Himarë për reagimin e menjëhershëm në ndalimin e autorit dhe kthimin e sendeve të vjedhura tek dy turistë të huaj”.

“Do të bëjmë gjithçka ta ngulisim mirë në mendjen e keqbërësve se Policia e Shtetit është në vigjilencë të plotë për të garantuar siguri sa më të lartë publike në të gjithë territorin. Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut”, ka shkruar ai në Facebook.

lajme të ngjashme