Shkon në 54 numri i të burgosurve palestinezë të vrarë në burgjet izraelite NULL NULL 20.06.2024 17:51 20.06.2024 17:51 Foto nga arkiva: Zonë e shkatërruar nga luftimet në Gaza Komisioni i Çështjeve të të Burgosurve dhe ish të burgosurve në Gaza tha se numri i të burgosurve palestinezë të vrarë në burgjet e drejtuara nga Izraeli që nga 7 tetori ka shkuar në 54. “Kushtet në të cilat jetojnë të burgosurit në këto burgje janë të tmerrshme dhe çnjerëzore”, thuhet në deklaratë. Ky komision tha se numri i të burgosurve të mbajtur nga forcat izraelite është rritur në 9 mijë duke përfshirë 300 gra, 635 fëmijë dhe 80 gazetarë.