Lajçak thotë se me Gjuriqin diskutoi për dialogun Kosovë-Serbi NULL NULL 20.06.2024 08:55 20.06.2024 08:55 Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se mbrëmë në Beograd, ka takuar ministrin e jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq. Me të Lajçak thotë se ka diskutuar për dialogun me Kosovën, por dhe procesin e përfshirjes së Serbisë në Bashkimin Europian, transmeton klankosova.tv. ”Në Beograd pata rastin të ulem edhe me ministrin e jashtëm të sapoemëruar, Marko Gjuriq. Ne diskutuam për dialogun dhe procesin e integrimit të Serbisë në BE. I urova suksese në detyrën e re”. In Belgrade, I also had the chance to sit down with newly-appointed Foreign Minister @markodjuric. We discussed the Dialogue and Serbia’s EU-integration process. I wished him success in his new role. pic.twitter.com/JIrML2xhJZ — Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 20, 2024