Antidroga me aksion në Prizren NULL NULL 19.06.2024 19:43 19.06.2024 19:43 Policia e Kosovës Antidroga e policisë është duke e zhvilluar një operacion në Prizren. Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se aksioni është në zhvillim e sipër, duke u bastisur disa lokacione. Nuk dihen shumë detaje rreth këtij zhvillimi. “Nuk pritet naj sasi e madhe e kapjes, por ka rëndësi angazhimi ynë në luftën ndaj dukurisë se shpërndatjes së narkotikëve”, tha ky burim për Klankosova.tv Ky operacion kundër narkotikëve u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi. Pas përfundimit do të bëhen të ditura edhe detaje lidhur me këtë aksion.