Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA e shqetësuar nga thellimi i marrëdhënieve Rusi-Kore e Veriut

NULL NULL
18.06.2024 21:42
Vladimir Putin dhe Kim Jong Un. Foto AP
Vladimir Putin dhe Kim Jong Un. Foto AP

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se janë të shqetësuara për thellimin e bashkëpunimit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut.

Pentagoni shprehu shqetësimin për lidhjet në rritje midis këtyre dy vendeve, atëherë kur Vladimir Putin mbërriti në Korenë e Veriut për vizitën e tij të parë në 24 vjet, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Bashkëpunimi i thelluar është diçka që duhet të jetë shqetësuese, për këdo që është i interesuar të ruajë paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean”, ka thënë gjeneralmajori Patrick Ryder, zëdhënës i Pentagonit.

lajme të ngjashme