Propozohet që njëra nga rrugët e Tiranës ta bartë emrin e William Walkerit NULL NULL 11.06.2024 15:17 11.06.2024 15:17 Është propozuar që njëra nga rrugët e Tiranës ta mbajë emrin e ambasadorit William Walker. Kjo u bë e ditur nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko. Kërkesa i ka shkruar bashkisë. “Ky akt nderimi është i merituar për dashurinë dhe respektin që ambasadori Walker ka treguar për kombin shqiptar në ditët më të vështira!”, tha Majko. Walker ishte shefi i misionit të OSBE-së që denoncoi masakrën e Reçakut!