Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pejë: Tri raste të dhunës në familje për 24 orë

NULL NULL
07.06.2024 10:15
Foto ilustruese: Dhunë në familje
Foto ilustruese: Dhunë në familje

Tri raste të dhunës në familje janë shënuar  në 24 orët e fundit në Pejë.

Në të tria rastet, dhunues janë burrat, ku në dy raste ndaj femrave, e në të fundit ndaj një burri tjetër, njofton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, në gjendje të dehur i ka goditur dyert e shtëpisë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”.

Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta godasë me një mjet të mprehtë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

 

 

lajme të ngjashme