Rinis kërkimi për prezantuesin e zhdukur, Michael Mosley NULL NULL 07.06.2024 08:00 07.06.2024 08:00 Michael Mosely. Foto: BBC Kërkimi për transmetuesin britanik Michael Mosley ka rifilluar pasi ai u zhduk gjatë pushimeve në ishullin grek të Symit. I njohur për programet e tij televizive dhe podkastin e tij ‘Just One Thing’ në programin ‘Today të BBC Radio 4’, prezantuesi u pa për herë të fundit të mërkurën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ai ishte nisur për një shëtitje në qendër të ishullit. Policia lokale e ndërpreu operacionin të enjten vonë, por vazhdoi mëngjesin e së premtes me përforcime.