Grushtohet një i mitur në Fushë Kosovë, videoja i publikohet në rrjete sociale – policia nis hetimet NULL NULL 04.06.2024 22:10 04.06.2024 22:10 Grushtohet një i mitur në Fushë Kosovë, videoja i publikohet në rrjete sociale - policia nis hetimet, foto: RTK Një i mitur është rrahur nga disa bashkëmoshatarë të tij. Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë më 1 qershor. Lidhur me rastin policia ka nisur hetimet. Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se personat e përfshirë në rast tashmë janë identifikuar. “Marrë parasyshë moshën e personave të përfshirë, ky rasti ёshtё duke u trajtuar nё bashkёpunim me Qendren pёr punёs sociale dhe prokurorin nga depertamenti pёr tё mitur”, tha ajo për Klankosova.tv Raportohet se personat e dyshuar e kanë xhiruar rrahjen dhe e kanë publikuar në rrjetet sociale. Videon në fjalë e ka siguruar RTK-ja. Shqetësime për rastin ka shprehur edhe prindi i viktimës.