Grabitet një postë në Prishtinë NULL NULL 03.06.2024 20:33 03.06.2024 20:33 Shiriti i policisë, foto ilustruese. Një postë është grabitur sot rreth orës 19:00 në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti tha se një person i dyshuar ka arritur që të grabisë një shumë parash. “Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti.