Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Llapi arrin marrëveshje me Blend Baftiun

NULL NULL
02.06.2024 13:37
Llapi arrin marrëveshje me Blend Baftiun

Nënkampioni i Kosovës Llapi, ka nisur t’i përforcojë radhët e veta.

Tashmë skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, e ka siguruar transferin e parë.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Dritës, Blend Baftiun.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori sportiv i Llapit, Mentor Zhdrella.

“Po, kemi arritur marrëveshje. Mund ta konfirmoj, së shpejti pritet edhe zyrtarizimi”, tha Zhdrella.

Baftiu edicionin e kaluar ishte pjesë e ekipit nga Gjilani, duke shënuar 10 gola dhe realizuar pesë asistime në të gjitha garat, por nuk arriti të fitojë asnjë trofe.

Ai më herët pjesë e Ballkanit, me të cilin fitoi titullin kampion të Superligës.

26-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për dy ekipet e kryeqytetit, Prishtinën e Flamurtarin.

lajme të ngjashme