Grushti i Zhangut e ‘palon’ Wilderin NULL NULL 02.06.2024 10:15 02.06.2024 10:15 Grushti i Zhangut e 'palon' Wilderin Boksieri amerikan Deontay Wilder, është nokautuar nga boksier kinez Zhilei Zhang. Kështu Wilder e pësoi edhe humbjen e katërt në karrierë. Në fakt, boksieri kinez Zhang, ishte dominues thuajse gjatë tërë luftës, ndërkaq në raundin e pestë edhe e mbaroi çështjen e fituesit. Amerikani u përpoq të rezistonte gjatë meçit por ishte një goditje që e fundosi atë. Gjyqtari numëroi deri në nëntë, por Wilderi nuk mund të qëndronte në këmbë. Referi e mbylli ndeshjen duke e shpallur fitues Zhilei Zhangun. Ky edhe mund të jetë lufta e fundit e Deontay Wilder. E humbja mund ta shtyjë atë të mendoj pensionimin. ZHANG STOPS WILDER IN THE 5TH pic.twitter.com/6gQ340xV6r — 🌴ᴛʜᴇᴀʀᴛᴏꜰᴡᴀʀ🌴 (@TheArtOfWar6) June 2, 2024