Kryekuvendar me përgjegjësi e bashkëshort i përkushtuar në shtëpi, ky është Glauk Konjufca jashtë petkut politik NULL NULL nga Vesa Rama - Ago 31.05.2024 14:23 nga Vesa Rama - Ago 31.05.2024 14:23 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, më 15 shkurt, 2024. Foto: Kuvendi i Kosovës / Facebook Ndonëse shpesh i buzëqeshur kur ulet në krye të vendit të Parlamentit të Kosovës, puna e drejtimit të këtij institucioni nuk është edhe aq e lehtë për Glauk Konjufcën. Brenda sallës me 120 deputetë – ku shpesh ka debate të forta e “dridhen” muret nga kërkesa të ndryshme, ai ka një përgjegjësi të madhe. Pos vështirësive si kryekuvendar, në një intervistë ekskluzive për KLANKOSOVA.TV, Glauk Konjufca, ndër të tjera ka zbuluar të vetmin rast kur e ka menduar dorëheqjen, madje tregoi edhe cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë këtij mandati. Por, veç punës si kryeparlamentar, Konjufca ka treguar edhe cilin profesion do ta ushtronte nëse s’do ishte pjesë e politikës dhe preferencat e tij në muzikë. Intervista e plotë: Klankosova.tv: Sa e vështirë është ta drejtoni një institucion si Kuvendi i Kosovës dhe në të njëjtën kohë të jesh prind? Glauk Konjufca: Nuk është e lehtë me udhëheq Kuvendin meqë është punë me shumë përgjegjësi, por është një përgjegjësi e madhe të cilën ma ka besuar Lëvizja Vetëvendosje, por edhe deputetët e kësaj legjislature të cilët janë të deleguarit e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Klankosova.tv: Sa kohë kaloni me familjen me gjithë angazhimet që keni? Glauk Konjufca: Nga angazhimi si kryeparlamentar, normalisht që koha e lirë është e reduktuar, por mundohem aq kohë sa kam të lirë, ta kaloj me familjen. Klankosova.tv: Çfarë bën Glauku vikendeve ose përgjithësisht në ditë pa angazhim politik? Glauk Konjufca: Ato vikende kur nuk kemi angazhime politike, kryesisht mundohem t’i kaloj me familjen e ngushtë, apo duke lexuar e shkruar. Klankosova.tv: Nëse nuk do të ishe politikan, cilin profesion do doje ta ushtroje? Glauk Konjufca: Sporti më ka pëlqyer gjithmonë, tenisi, basketbolli, por nuk do të thotë që do isha bërë sportist profesional. Ndoshta do ta ushtroja profesionin e gjuhëtarit ose historianit. Klankosova.tv: A dëgjon Glauku muzikë? Nëse po, çfarë zhanri? Glauk Konjufca: Në rini të hershme kam qenë fans i Metallikes, Pinkfloyd, U2, Led Zeppelin etj… edhe sot dëgjoj këto grupe, por edhe përcjelli grupe të reja të cilat i përafrohen muzikës kualitative e cila mund të mbetet në histori të muzikës. Dëgjoj edhe muzikë shqip, i vlerësoj lart këngët e Ilir Shaqirit, Shkurte Fejzës e artistëve të tjerë shqiptarë. Klankosova.tv: A jeni kuzhinier i mirë, dhe në kohë të lirë, a është kryeparlamentari një prej burrave që ndihmon gruan në çfarëdo që ka mundësi? Glauk Konjufca: Jam vlerësues i mirë i ushqimit, por jo edhe gatues i mirë. Suficitin të cilin e kam në kuzhinë, mendoj se e plotësoj me hekurosje. Mundohem t’i ndihmoj gruas me aq sa kam mundësi. Klankosova.tv: Cili është një nga momentet e vështira nëpër të cilin keni kaluar për këto vjet në seanca plenare? Glauk Konjufca: Momenti më i vështirë gjatë këtij mandati ka qenë seanca në të cilën kishte tensione në mes të grupeve parlamentare, e cila eskaloi edhe në përleshje. Mund të them se ka qenë momenti i vetëm gjatë këtij mandati kur e kam menduar edhe dorëheqjen. Klankosova.tv: A ju ka ndodhur të bredhni në mendime dhe keni thënë “po tërhiqem nga sfera politike”? Glauk Konjufca: Hmm, ky është një mendim i cili më përcjell mund të them çdo ditë. Klankosova.tv: Dhe për fund, për çka jeni krenar për këto vjet si kryetar i Parlamentit të Kosovës? Glauk Konjufca: Jam krenar se të gjitha grupet parlamentare kanë qenë produktive me aq sa kanë pasur mundësi, dhe kanë kontribuar e ndihmuar që kjo legjislaturë të ketë numër rekord të ligjeve të miratuara. Kjo është meritë e të gjitha grupeve parlamentare. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin 2 minuta më parë
Kosova “Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë? 3 orë më parë
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 17 orë më parë