Albani uron Miriamin për ditëlindje: Pas datës 6-të të premtoj pushime nga ato që ke qejf NULL NULL 30.05.2024 17:45 30.05.2024 17:45 Foto nga arkiva: Alban Skenderaj dhe Miriam Cani Artisti i njohur, Alban Skenderaj e ka uruar bashkëshorten e tij, Miriam Canin për ditëlindje. Ai përmes këtij urimi, i ka premtuar asaj që pas datës 6 qershor, do të bëjnë pushime siç do ajo, përcjell Klankosova.tv. “Ditët që po kalojmë këtë periudhë përfshirë dhe ditën e sotme janë komplet e kundërta e kësaj foto. Ngarkesë, sfida, emocione të mëdha dhe pak orë gjumë. Por, synimi është tepër i madh bashkë me kënaqësinë e lumturinë që vjen pas. Këtë s’mund ta përballoja pa mbështetjen dhe qetësinë që ti më dhuron si në familje ashtu edhe në punë me angazhimin dhe këshillat e tua të përditshme”, ka shkruar Albani. View this post on Instagram A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)