Ministri i Jashtëm i Shqipërisë në Pragë për takimin e NATO-s NULL NULL 30.05.2024 11:48 30.05.2024 11:48 Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, do të marrë pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s. Përmes një njoftimi nga kjo Ministri, bëhet me dije se ky takim do të zhvillohet në Pragë, Republikën Çeke, në datat 30 – 31 maj 2024. Po ashtu bëhet me dije se ky është takimi i fundit në nivel të Ministrave të Jashtëm në parapërgatitje të Samitit të Uashingtonit, që shënon dhe 75-vjetorin e Aleancës. Ministrat e vendeve aleate do të trajtojnë në këtë samit progresin e vendimeve të marra në Samitin e Vilniusit, njofton Euro News.