Sllatinë: Aksident mes skuterëve, lëndohen dy persona NULL NULL 26.05.2024 17:19 26.05.2024 17:19 Aksident, Foto ilustruese Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, konkretisht në Sllatinë. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi. Krasniqi tha se në aksident ishin të përfshirë dy motorë. “Njësiti policor është marrë me aksidentin duke e trajtuar atë”, tha Krasniqi. Klankosova.tv ka raportuar më herët rreth këtij rasti./ Klankosova.tv Dyshohet për aksident në Sllatinë, trafiku bllokohet, kolona të gjata (VIDEO)