Podujevë: Dyshe dhe 50-she false në bankë, zyrtari i raporton në polici NULL NULL 24.05.2024 08:55 24.05.2024 08:55 Foto ilustruese: Para të falsifikuara Një zyrtar i bankës në Podujevë ka raportuar në polici se që nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar deri më 12 mars të këtij viti, nga klientë të ndryshëm në bankë janë deponuar para të falsifikuara. Shuma e të hollave që dyshohen që s’janë të vërteta është 886 euro, ndërsa ato janë nga 2 euro dhe kartëmonedha nga 50 euro. Raportimi në polici u bë të enjten, ndërsa rasti është cilësuar “Falsifikim i parasë”.