Aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë, tre të lënduar (VIDEO) NULL NULL 22.05.2024 22:21 22.05.2024 22:21 Aksident në magjistralen Prishtinë - Pejë, tre të lënduar Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Korroticë e Epërme. Kështu deklaruan për Klankosova.tv nga policia e Kosovës. “Në aksident ishin të përfshirë dy automjete. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet kompetente po merren me rastin”, thanë nga policia për Klankosova.tv