Trepça lë në hije Yllin në pjesën e parë NULL NULL 19.05.2024 17:50 19.05.2024 17:50 Foto ilustruese Trepça e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj skuadrës së Yllit, në ndeshjen e katërt finale që po zhvillohet në palestrën “13 Qershori”. Mitrovicasit janë duke fituar me rezultat të ngushtë kundrejt suharekasve me shifrat 33-29. Basketbollisti më i shquar në këtë pjesë ishte anëtari i Trepçës, Darnall Edge me 10 pikë, tre kërcime dhe një asist. Pas tij menjëherë, Brandon Edwards me 5 pikë e dy kërcime. Nga ana e Yllit, u dallua basketbollisti, Alonzo Verge Jr, me 14 pikë, tre kërcime e një asist. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.