Klan Kosova renditet si media më e besueshme në vend në raportin e Institutit Amerikan Republikan (VIDEO) NULL NULL 15.05.2024 15:49 15.05.2024 15:49 Instituti Ndërkombëtar Republikan amerikan (IRI) ka pubikuar rezultatet e një sondazhi të realizuar nga 5 shkurti deri më 4 mars në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Sipas këtij raporti, televizioni Klan Kosova zë vendin e parë si televizioni më i besueshëm në vend. Në pyetjen se cilës media specifike i besojnë më shumë për të marrë informacionin politik, si televizion, radio, gazetë, portal, nga respodentët e këtij hulumtimi, 18 përqind prej tyre e kanë zgjedhur të parën Klan Kosovën, ndërsa 15% janë përgjigjur duke e renditur si zgjedhje të dytë, dhe 7 % të tjerë si zgjedhje e tretë. Në fokus të këtij sondazhi të Instituti Ndërkombëtar Republikan amerikan pos pjesës së mediave ishin shqetësimet e qytetarëve të rajonit, me shtrenjtimin e jetesës, papunësinë dhe korrupsionin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.