Dukagjini e mposht Fushë Kosovën NULL NULL 09.05.2024 18:44 09.05.2024 18:44 Superliga e Kosoves në futboll Ndeshja Fushë Kosova – Dukagjini, nisi me një orë me vonesë. Kjo lojë i takoi skuadrës nga Klina, që fitoi me rezultat 1:2. Ebrima Jatta kaloi mysafirët në epërsië në minutën e 11-të, kurse shtatë minuta më pas, Bujar Shabani e dyfishoi epërsinë. Fushë Kosova arriti që ta ngushtojë epërsinë me golin e Sinan Sinanoviq, në minutin e 59-të. Me këtë fitore, Dukagjini tani shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e gjashtë, kurse Fushë Kosova mbetet me 20 pikë në vendin e parafundit. Fushë Kosova edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë. Loja u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali. Ndeshja ishte paraparë të luhet në Lipjan, por komuna ka marrë vendim që ekipet e tjera të mos i zhvillojnë ndeshjet në këtë stadium. Fushë – Kosova, ishte e vlefshme për javën e 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.