Hamasi publikon videon që dëshmon se pengjet janë gjallë NULL NULL 28.04.2024 08:14 28.04.2024 08:14 Pengu i marr nga Hamasi Hamasi ka publikuar një video që tregon provën e parë të jetës së dy pengjeve të tjerë që mbahen në Gaza. Në pamjet pa datë të filmuara nën presion, Omri Miran thotë se ai është mbajtur për 202 ditë dhe Keith Siegel përmend festën e Pashkës së kësaj jave, duke treguar se klipet janë filmuar së fundmi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Të dy u kapën kur Hamasi nisi sulmet e tij vdekjeprurëse më 7 tetor. Duke iu përgjigjur videos, familjet e tyre thanë se do të vazhdojnë të luftojnë për kthimin e burrave. Ata gjithashtu i kërkuan qeverisë izraelite të sigurojë një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve.