Netanyahu dënon protestat në kampuset e kolegjeve amerikane NULL NULL 25.04.2024 17:56 25.04.2024 17:56 Arkiv: Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka dënuar protestat pro-palestineze në kampuset e kolegjeve amerikane. Përmes një postimi në “X”, Netanyahu i ka quajtur të tmerrshme këto protesta, duke bërë thirrje për t’u dhënë fund, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. “Duhet të ndalen. Duhet të dënohen pa mëdyshje”, është shprehur kryeministri izraelit.