Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biden nënshkruan projektligjin që dërgon ndihmë miliardëshe për Izraelin, Ukrainën dhe Tajvanin

NULL NULL
24.04.2024 18:17
Presidenti amerikan Joe Biden në dhomën shtetërore të Shtëpisë së Bardhë më 13 shkurt 2024. Foto nga arkiva
Presidenti amerikan, Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden ka nënshkruar një projektligj që jep miliarda ndihmë për Izraelin, Ukrainën dhe Tajvanin.

Pjesa më e madhe e paketës së ndihmës prej 95 miliardë dollarësh do të shkojë në Ukrainë, por rreth 26 miliardë dollarë do të ofrojë ndihmë gjatë luftës për Izraelin dhe ndihmë humanitare për qytetarët e Gazës, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë pas nënshkrimit të projektligjit, Biden ka ritheksuar mbështetjen për Izraelin.

“Përkushtimi im ndaj Izraelit, dua ta bëj të qartë përsëri, është i hekurt”, është shprehur ai.

lajme të ngjashme