Sonte derbi “Della Madonnina”, a do ta vulos titullin Interi? NULL NULL 22.04.2024 19:13 22.04.2024 19:13 “San Siro” do të jetë arenë e përballjes së dy gjigandëve të futbollit italian. Milan dhe Inter, do të ballafaqohen në derbin e njohur si “Della Madonnina”. Aktualisht, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi, është në rrugë të mbarë për t’u shpallur kampion në Serie A, pasi kryeson renditjen me 83 pikë. Kurse, ajo e Stefano Piolit është e dyta me 14 pikë më pak. Loja është e vlefshme për javën e 33-të. Deri në fund të edicionit kanë mbetur edhe pesë ndeshje pas kësaj të sontmes. Deri më tani “Rossonerët” dhe “Nerazzurët” janë përballur 238 herë në ndeshje zyrtare.