Rreth 50 të vdekur nga fundosja e anijes në Afrikën Qendrore NULL NULL 21.04.2024 12:56 21.04.2024 12:56 Foto: Reuters Rreth 50 persona kanë vdekur pasi anija e tyre u fundos në kryeqytetin Bangui të Republikës Qendrore Afrikane. “Ne u lajmëruam 40 minuta pas incidentit dhe shpëtimtarët ishin në gjendje të nxirrnin rreth 50 trupa të pajetë”, tha kreu i departamentit të mbrojtjes civile Thomas Djimasse për Reuters, transmeton Klankosova.tv. Ai shtoi, në një intervistë telefonike, se kërkimet po vazhdojnë me më shumë njerëz që mund të jenë mbytur në lumin Mpoko.