Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Radoniqi: Deri në orën 11:00 në Leposaviq kanë votuar 46 votues, Zubin Potok 7, Zveçan 0, dhe Mitrovicë e Veriut 32

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 21.04.2024 11:48
Foto nga arkiva:: Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Foto nga arkiva:: Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se deri në orën 11:00, në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok 7, Zveçan 0, dhe Mitrovicë e Veriut 32 votues.

“Sipas të dhënave që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është si në vijim: Në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok 7, Zveçan 0 dhe Mitrovicë e Veriut 32 votues”.

Radoniqi, tutje në konferencën për media ftoi qytetarët e komunave veriore, që të dalin për të votuar, raporton Klan Kosova.

“Në emër të KQZ-së, ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre”, u shpreh ai.

lajme të ngjashme