Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mijëra njerëz protestojnë në Ishujt Kanarie të Spanjës kundër turizmit masiv

NULL NULL
20.04.2024 19:50
Në Santa Cruz de Tenerife, protestuesit mbanin pankarta që shkruanin "Turist respekto tokën time" dhe "Kanarinat kanë një kufi"

Dhjetëra mijëra njerëz në Ishujt Kanarie të Spanjës janë mbledhur kundër një modeli të turizmit masiv që ata thonë se po pushton arkipelagun e Atlantikut.

Protestuesit kërkojnë kufizime në numrin e turistëve dhe frenim të asaj që ata e përshkruajnë si zhvillim të pakontrolluar të dëmshëm për mjedisin dhe banorët, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ata theksojnë se nuk janë kundër industrisë së turizmit, e cila përbën 35 për qind të ekonomisë së Kanarit.

Në vitin 2023, 13.9 milionë turistë vizituan shtatë ishujt kryesorë. Kjo është rreth gjashtë herë më shumë se popullsia e ishujve prej 2.2 milionë banorësh, tregojnë shifrat zyrtare.

Industria e turizmit përbën gjithashtu 40 për qind të vendeve të punës në arkipelag.

 

lajme të ngjashme