IPK rekomandon suspendimin e kapitenit të policisë Riza Murati, dyshohet për dhunë në familje NULL NULL 19.04.2024 16:42 19.04.2024 16:42 Foto ilustruese Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e kapitenit policor, Riza Murati, i cili është shef i sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz. Rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së pasi që kapiteni policor është i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Sipas komunikatës së inspektoratit, hetuesit e IPK-së janë në komunikim të vazhdueshëm lidhur me këtë rast me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte dhe deklarata lidhur me veprimet hetimore, njofton Klankosova.tv. “IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe Mbrojtësin e Viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për Urdhër Mbrojtës në gjykatën kompetente”. Duke marrë për bazë dyshimin për veprën penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, është rekomanduar suspendimi i kapitenit policor. “Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”, thuhet në komunikatë. Për nisjen e hetimeve ndaj Riza Muratit, Klan Kosova ka raportuar ekskluzivisht para mbi një muaji. Drejtori i drejtorisë kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës po hetohet për dhunë në familje