Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia e Prishtinës vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë

NULL NULL
19.04.2024 14:14
Lëmoshë, fotoilustrimi

Policia e Prishtinës po i vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë.

Drejtoria rajonale nga 6 prilli ka identifikuar 19 persona në stacionet policore, nga ta 12 fëmijë.

“Intervistimi i personave është bërë në prezencën e zyrtarëve të qendrës për punë sociale dhe njësive kompetente të cilët në koordinim të plotë, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që ndaj personave të rritur janë shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e organeve të rendit transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme