Podujevë: Arrestohet një person, ishte i dënuar me tre vjet burgim NULL NULL 19.04.2024 12:29 19.04.2024 12:29 Arrestim, foto ilustruese Policia e rajonit të Prishtinës, sot në orët e hershme të mëngjesit realizoi një operacion policor që rezultoi me arrestimin e B.B. 41-vjeçari ishte deri sot në arrati. Ai ishte i dënuar me tri vjet burgim. Pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit. Klankosova.tv ka pyetur në Gjykatën Themelore të Prishtinës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk mori përgjigje.