Izraeli thotë se 342 kamionë me ndihma hynë dje në Gaza NULL NULL 18.04.2024 15:21 18.04.2024 15:21 Palestinezët teksa presin ndihmë humanitare. Foto: AP Të paktën 342 kamionë me ndihma u inspektuan dhe u transferuan në Rripin e Gazës të mërkurën, sipas autoriteteve izraelite, derisa grupet e të drejtave të njeriut ngrenë thirrje urgjente për më shumë lehtësim për palestinezët që ata të përballen me urinë e rëndë dhe dehidratimin. Brenda Gazës, 153 kamionë ndihma janë shpërndanë, 97 prej të cilëve përmbanin ushqime, agjencia izraelite që mbikëqyr ndihmat. Agjencia tha se 104 paleta që përmbanin dhjetëra mijëra pako ndihme u hodhën në veri të Gazës, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Një total prej 90 kamionësh arritën në veri të Gazën veriore, shtoi agjencia, ku mungesat e ushqimit thuhet se janë më të theksuara pasi forcat izraelite përqendruan ofensivën e tyre në këtë zonë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Sy për sy” - banorët e Teheranit të zemëruar pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite 14 minuta më parë
Lajme Parada historike në Uashington në nder të Ushtrisë Amerikane dhe ditëlindjes së Presidentit Trump 30 minuta më parë
Kosova Me metodën "Sentinel", në QKUK këtë vit u shpëtuan 22 gra nga kanceri i gjirit 35 minuta më parë