Kaplohet nga zjarri kuzhina e një lokali në Gjakovë (VIDEO) NULL NULL 17.04.2024 22:30 17.04.2024 22:30 Kaplohet nga zjarri një lokal gastronomie në Gjakovë. 17.04.2024 Një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë është përfshirë sonte nga zjarri, gjegjësisht një pjesë e kuzhinës së tij. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bën të ditur se zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe zjarri është lokalizuar. Sipas tij, nuk ka lëndime në njerëz dhe se ende nuk dihet sakte se çka e shkaktoi zjarrin, meqenëse dyshimet e para janë nga vaji në kuzhinë.