Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në delegacionin e Malit të Zi ka vota pro dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

NULL NULL
16.04.2024 18:36
Maja Vukiçeviq, deputetja e Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,
Maja Vukiçeviq, deputetja e Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,; Foto: Klan Kosova;

Maja Vukiçeviq, deputetja e Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka folur për kundërshtimin që ka shfaqur për anëtarësimin e Kosovë në KiE.

Në seancën e sotme, ajo ka theksuar se në delegacionin e Malit të Zi ka anëtarë që janë pro anëtarësimit të Kosovës dhe kundër.

“Ka pasur shumë diskutime për votën, kemi të drejtë të vendosim vet. Për sa i përket delegacionit të Malit të Zi, do të ketë vota pro dhe kundër, unë jam, zëri i atyre që më kanë votuar”.

“Nuk po e ndihmojmë dialogun Kosovë-Serbisë duke e shtyrë para anëtarësimin e Kosovës në këtë Këshill me këtë nguti. Duhet pas parasysh që nuk janë plotësuar kushtet”, ka thënë Vukiçeviq. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.