Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Netanyahu i kërkon komunitetit ndërkombëtar të ‘qëndrojë i bashkuar’ kundër Iranit

NULL NULL
15.04.2024 22:25
Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu. Foto: Ronen Zvulun/AFP/Getty Images

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli vlerëson thellësisht mbështetjen e ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe të tjerëve në “parandalimin” e sulmit iranian gjatë fundjavës.

Në një deklaratë të shpërndarë në X, këtë mbrëmje, zyra e kryeministrit tha se komuniteti ndërkombëtar “duhet të vazhdojë të qëndrojë i bashkuar për t’i rezistuar këtij agresioni iranian, i cili kërcënon paqen botërore”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Më herët, ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian tha se sulmi i vendit të tij ndaj Izraelit përbënte “ushtrim të së drejtës së mbrojtjes legjitime” dhe tha se nuk do të hezitonte të mbronte interesat e tij në të ardhmen.

lajme të ngjashme