Skandali me Rezervat Shtetërore, Prokuroria Speciale: Ministrja Hajdari u mbrojt në heshtje NULL NULL 15.04.2024 15:31 15.04.2024 15:31 MINT Rozeta Hajdari Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, është intervistuar nga Prokuroria Speciale, lidhur me Rezervat Shtetërore. Me anë të një njoftimi nga PSRK-ja, bëhet e ditur se Hajdari u ftua në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’. Por, e njëjta sot nuk është deklaruar. “Siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje”, thuhet në njoftim.