Hajdari përfundon intervistimin në Prokurori për rezervat shtetërore NULL NULL 15.04.2024 12:57 15.04.2024 12:57 Ministrja Rozeta Hajdari; Foto: Arkiv; Ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, para pak çastesh ka dal nga objekti i Prokurorisë Speciale ku është intervistuar për rreth tri orë lidhur me skandalin e rezervave shtetërore. Hajdari nuk ka dhënë detaje se për çka u intervistua nga prokurorët, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet”, ka deklaruar Hajadari para gazetarëve pasi ka përfunduar intervistimin në PSRK./betimiperdrejtesi/