Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bideni shkurton udhëtimin e fundjavës për t’u konsultuar me ekipin e sigurisë kombëtare

NULL NULL
13.04.2024 19:20
Arkiv: Presidenti amerikan, Joe Biden
Arkiv: Presidenti amerikan, Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden po shkurton udhëtimin e tij të fundjavës për t’u konsultuar me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, tha Shtëpia e Bardhë.

Bideni ka qenë për vizitë në Delaware, por do të kthehet në Uashington këtë pasdite.

Shtëpia e Bardhë tha se ai do të diskutojë ngjarjet në Lindjen e Mesme me ekipin e tij, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Kjo vjen pasi komandot iraniane kapën një anije të lidhur me Izraelin më herët sot, mes kërcënimeve për një sulm ndaj Izraelit.

lajme të ngjashme