Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkon në gjashtë numri të vdekurve në sulmin në një qendër tregtare të Sidnejt

NULL NULL
13.04.2024 10:39
Australia Stabbing
Oficerët e policisë qëndrojnë jashtë Qendrës Tregtare Westfield, ku disa njerëz u goditën me thikë në Sidnej, të shtunën, 13 prill 2024. Foto: AP

Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekurve në Sidnej të Australisë, ka thënë policia australiane të shtunën.

Siç njofton policia, në mesin e të vdekurve është edhe sulmuesi, i cili është qëlluar nga një oficere policie që rastisi aty, dhe ishte e vetme.

Rasti ndodhi në një qendër tregtare të këtij qyteti, teksa pesë viktimat kanë vdekur si rezultat i veprimeve të sulmuesit, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, është raportuar që është shumë persona të tjerë janë therur.

Teksa policia australiane kishte rrethuar zonën ku ka ndodhur ngjarja, duke kërkuar evakuimin e personave që banonin aty afër.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

lajme të ngjashme