Ziadeh e UNMIK-ut për vrasjen e gruas në Ferizaj: Humbje për familjen, por edhe plagë për të gjithë shoqërinë NULL NULL 12.04.2024 22:53 12.04.2024 22:53 Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se rasti i fundit i femicidit në Kosovë paraqet një rast tjetër të mjerueshëm të një jete të shuar në mënyrë të pakuptimtë. Kjo vdekje, sipas saj, “është një humbje e pakthyeshme për familjen e gruas, por është gjithashtu një plagë për të gjithë shoqërinë”. Ajo u kërkoi autoriteteve të sigurojnë drejtësi të shpejtë. “UNMIK-u solidarizohet dhe do të vazhdojë të mbështesë të gjithë individët dhe organizatat që po luftojnë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave”, shkroi në X shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh. /Klankosova.tv