Hapet pas 102 vjetësh xhamia në Selanik NULL NULL 10.04.2024 13:11 10.04.2024 13:11 Hapet pas 102 vjetësh xhamia në Selanik Xhamia Yeni, në Selanik të Greqisë është rihapur pas 102 vjetësh. Kjo ndodhi pikërisht në ditën kur besimtarët myslimanë po e festojnë Fitër Bajramin, pas muajit të madhërishëm të Ramazanit. Autoritetet atje ua mundësuan atye që të falin namazin, raportojnë mediat ndërkombëtare. Një numër i madh i besimtarëve mbërritën në orët e para të mëngjesit, nën masat e sigurisë të policisë greke. Vendimi është marrë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe imami. i zgjedhur nga shteti grek. Falja e namazit u krye nga egjiptiani Taha Abdelgalil, i cili është shtetas grek dhe anëtar i komitetit fetar të xhamisë islame në Athinë. Më herët xhamia ishte përdorur si hapësirë ekspozite e Galerisë së Arteve komunale.