Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Interi mezi fiton ndaj Udineses

NULL NULL
08.04.2024 23:07
Interi mezi fiton ndaj Udineses

Inter fiton në sekondat e fundit kundër Udineses.

Kjo falë një goli në minutin e 95-të të Davide Frattesit, duke e përmbysur rezultatin në 1:2.

Të parët në “Friuli” kaluan vendasit me Lazar Samarxhiq, i cili realizoi në minutin e 40-të.

Kurse, golin e barazimit për Interin e shënoi Hakan Çalhanoglu, në minutin e 55-të.

Me këtë fitore, skuadra e Simone Inzaghit, e ruan pozitën e parë në Serie A.

“Nerazzurrët”, i kanë 82 pikë kurse Udinese është e 15-ta me 28 pikë.

Kështu Inter është në rrugën e drejt për ta fituar “Scudetton”, kur kanë mbetur edhe shtatë javë.

Diferenca mes Interit dhe rivalit lokal Milanit, që gjendet në vendin e dytë është plot 14 pikë, pasi që “Rossonerët” i kanë aktualisht 68 pikë.

lajme të ngjashme