Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shaqiri vendimtar, gol dhe asist në fitoren e Chicago Fire (VIDEO)

NULL NULL
07.04.2024 10:22
Shaqiri vendimtar, gol dhe asist në fitoren e Chicago Fire

Xherdan Shaqiri, ka pasur një paraqitje fantastike kundër Houston Dynamo.

Ai ishte vendimtar në fitoren prej 2:1 të Chicago Fire.

Shaqiri shënoi gol dhe bëri një asist gjatë kësaj ndeshje.

Reprezantuesi zviceran, fillimisht u tregua i saktë nga pika e bardhë duke e kaluar në minutin e 10-të ekipin e tij në epërsi.

Po ashtu, 32-vjeçari realizoi një asistim fantastik për Brian Gutierrez.

Deri më tani këtë sezon “Messi i Alpeve” i ka shënuar dy gola krahas edhe një asisti.

lajme të ngjashme