Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“iPhone”, tashmë do të karikohet në distancë

NULL NULL
31.01.2016 15:38

“Apple” ka bërë të ditur teknologjinë e tij të re, atë të ushqimit të baterisë së “iPhone” dhe “iPad” pa kabllo.

Sipas mediava të huaja, tregtimi i këtij lloj karikimi mund të nisë që në vitin 2017. Gjithmonë sipas “Bloomberg”, shtëpia e Kupertinos është duke punuar me partnerët e saj në Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe Azi për të vënë në punë një sistem të ri wireless që ka të bëjë me karikimin e baterive të pajisjeve të lëvizshme në distancë.

Ndërkohë, sistemi aktual pa fije është ai me kuti, që sërish kërkon kontakt mes pajisjes dhe karikuesit pa kabllo, por që janë më pak efiçentë se spina klasike. Teknologjia që kërkon të përdorë “Apple”, gjithmonë sipas zërave, ka të bëjë me karikimin në distancë të pajisjes, pa patur nevojë të ketë kontakt me bazën ushqyese./shekulli

lajme të ngjashme