Rritet në 140 numri i të vdekurve nga sulmi në Moskë NULL NULL 27.03.2024 15:53 27.03.2024 15:53 Numri i personave të vdekur në sulmin terrorist në një sallë koncertesh në Moskë është rritur në 140, thanë zyrtarët rusë. Një viktimë e cila ishte në një “gjendje jashtëzakonisht të rëndë” vdiq në spital, tha ministri rus i Shëndetësisë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. Mjekët “bënë gjithçka që mundën” për t’i shpëtuar, tha Mikhail Murashko. Gjithsej 80 persona të plagosur në sulm mbeten në spital, shtoi ai.