Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna armësh në veri të Mitrovicës, arrestohet një serb

NULL NULL
30.01.2016 11:19

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në orët e para të së shtunës në veri të Mitrovicës pasi që kishte gjuajtur me armë zjarri, ka thënë kreu regjionali i policisë Zhelko Bojiq, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Bojic i ka thënë Tanjugut se të shtënat ndodhën menjëherë pas mesnate, dhe se i dyshuari ishte arrestuar duke i konfiskuar edhe një armë.

Bojiq ka shpjeguar më tej se i dyshuari armën e kishte nxjerrë për të shtënë pasi që fillimisht ishte pjesëmarrës në një përleshje.

Për shkak të lëndimeve të marra i dyshuari nuk është dërguar në stacionin e policisë, por në spitalin e Mitrovicës së Veriut, ku po ruhet nga forcat e rendit.

klankosova.tv

 

 

lajme të ngjashme